MENU
klinika

Kushti i Serbisë

Vuçiç me tone të forta: S’ka zgjidhje me Kosovën

05.02.2019 - 11:18

Në një intervistë për “TV Happy”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka dalë me një deklaratë të fortë përsa i përket njohjes së Kosovës.

Ai u shpreh se nuk do të bëhet asnjë zgjidhje për Kosovën pa pëlqimin e qytetarëve serbë.

Sipas tij nuk ekziston asnjë zgjidhje për Kosovën dhe se kjo mund të ndodhë vetëm me pëlqimin e të gjithë qytetarëve serbë.

Gjithashtu ai ka treguar se për të zgjidhur konfliktin me Kosovën, Serbia ka një kusht. Kushti është që Serbia të mos poshtërohet.

Mos, sepse po luftoj për Kosovën më mirë se ti dhe e kam ruajtur … dhe sot serbët në veri dhe Graçanicë ndjehen më të lirë se 10 vjet më parë, kur ata ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre çdo ditë. Ata janë ende të shqetësuar sot, por të paktën pak më pak”, tha Vuçiç, duke shtuar se ka politikanë të cilët atë e akuzojnë për korrupsion e për të ardhmen e serbëve të Kosovës, por siç tha ai, këta politikanë fëmijët e tyre i kanë jashtë shtetit.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi