Në Serbi po bëhen disa muaj që po organizohen protesta kundër Presidentit Aleksander Vuçiç.
Vetë Presidenti Vuçiç, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë.
“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan tanjug. Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve” shkruan Vuçiç
Kreu i shtetit serb, shprehet se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.
“Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë “, ka shtuar më tutje Presidenti serb.
Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.