Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih deklaroi se marrëdhëniet Prishtinë-Beograd janë shumë më të komplikuara se më parë.
Më tej, ai i krahasoi marrëdhëniet Kosovë-Serbi me ato ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë para zgjidhjes së çështjes së emrit.
Në panelin e diskutimit ku merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Vuçiç tha se Serbia po bën më të mirën e mundshme për të gjetur zgjidhje dhe po ashtu do përmbushë detyrimet e marrëveshjes së Brukselit.
Presidenti serb ndërkaq akuzoi palën kosovare se taksa 100 % për mallrat serbe nuk është larguar pavarësisht presionit ndërkombëtar me në krye SHBA.
“Serbia nuk ka reaguar fare dhe nuk kemi marrë masa reciproke, por ajo që përballemi me platformën e dialogut nga e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, e cila kushtëzon që Kosova duhet të mbrojë integritetin e saj territorial dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të njohë Kosovën”, tha Vuçiç, duke shtuar se politikanët kosovarë ‘janë jashtë realitetit’. theksoi Vuçiç.