MENU
klinika

Këshilla!

Walker, mik i shqiptarëve: Kosova duhet t’i dalë zot vetes!

19.02.2019 - 22:09

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe miku i shqiptarëve, William Walker, ka një këshillë për Kosovën.

Sipas tij, shteti më i ri i Evropës duhet që t’i dalë zot vetes.

“Kosova duhet të bëj sa më shumë që t’i dalë zot vetës dhe të tregojë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta tërheqë zvarrë – kjo do të jetë më mirë.

walker-konica.al

Bashkësia ndërkombëtare shpesh disa veprime i bën për nevoja të veta, jo për nevoja të Kosovës.

Bota e jashtme Kosovën dhe Serbinë i sheh në mënyrë shumë të ndryshme. Baraspeshë nuk ka. Madje ata i frikësohen idesë së Shqipërisë së Madhe, thuajse kjo do të ndodh menjëherë si të njihet Kosova nga Serbia”, thotë Walker.