MENU
klinika

Foto/ Mesazhet

Zbulohen mesazhet e aktivistëve të PD: Do shkatërrojmë gjithçka!

14.02.2019 - 21:33

Ndërkohë që PD dhe LSI kanë paralajmëruar një protestë në 16 shkurt, nën rrogoz eksponentët e opozitës po thurin planet për të krijuar destabilitet dhe kaos me anë te grupeve të dedikuara për dhunë.

Në mesazhet që po qarkullojnë në strukturat e PD-së, siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të marra nga një grup që quhet ‘Zjarri FRPD’

 

 

Ky grup siç shihet nga mesazhet e publikuara nga Gazeta ‘Tema’, po planifikon të shkatërrojë çfarë ju del përpara në protestë, me një ekip të dedikuar dhune e shkatërrimi.

Në këtë grup zjarri ku është edhe Flamur Noka, komunikohet për organizimin, ku ndër të tjera flitet edhe për veshjen dhe sugjerohet veshja me kapuca që të mos identifikohen.