22.02.2019 - 19:46
Gazeta gjermane, “Frankfurter Rundschau” ka bërë një shkrim për Kosovën rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Sipas saj marrëveshja tashmë është përfunduar dhe do të nënshkruhet më 12 qershor në Uashington dhe do të zgjasë 6 muaj nga implementimi i saj.
Kështu të paktën ka shkruar publicisti Xhevat Rexhaj, i cili në Facebook ka publikuar edhe shkrimin e gazetës gjermane.
“Lajm i ri rreth marrëveshjes Thaqi- Vuçiç” shkruan media gjermane.
Marreveshja për ndryshime kufijsh mes Kosovës e Serbisë është përfunduar tashmë. Marreveshja do të nenshkruhet në Washington më datën 12 qershor, dhe 6 muaj do të zgjas implementimi i saj”, shkruan ai në postim.