MENU
klinika

Deklarata e plotë

Zgjedhjet vendore/ Ministri i Merkel apel të fortë Shqipërisë

15.02.2019 - 14:24

Raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Budestagun gjerman, Christian Schmidt ka dalë me një apel për Shqipërinë përsa i përket zgjedhjeve të qershorit.

Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve“, është shprehur ministri i Merkel teksa ka dalë në këtë apel vetëm 1 ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita për ditën e nesërme.

Deklarata e plotë:

Mbi situatën aktuale në Shqipëri: Rruga drejt anëtarësisë në BE eshtë plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e e pavarësinë e gjyqësorit.

Rruga e nisur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.

Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve. Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE!