MENU
klinika

Në disa qytete të vendit

Zgjerohen protestat e PD-së, organizohen Elbasani dhe Berati

10.02.2019 - 16:26

Duke i paraprirë protestës së madhe që opozita parlamentare ka paralajmëruar më 16-Shkurt, banorët nëpër rrethe, kanë organizuar protesta në përmasa të vogla prej ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Protestat e PD-së janë shpërndarë në disa qytete të vendit.

Në Paper të Elbasanit, janë mbledhur disa banorë me parrulla të ndryshme në duar prej ku bëjnë thirrje për ‘punë dhe dinjitet’, si dhe kanë bllokuar rrugën kombëtare.

Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Ndërkohë mësohet se protesta po zhvillohen edhe në Berat.

Kujtojmë se ditëne sotme kreu i PD-së ishte dhe në qytetin e Vlorës, prej ku bëri thirrje për bashkim në protestën e 16-Shkurtit për rrëzimin e këtij sistemi, sipas tij, të kalbur.