19.02.2019 - 16:37
Një zjarr ka përfshirë zonën e njohur si “Ofiçinë” në kodrat e Patosit.
Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës të Albpetrol dhe disa shtëpive.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit si dhe Albpetrolit dhe avarishpëtimit.
Është mundësuar lokalizimi i flakëve, por të favorizuara edhe nga era, që rrezikon sërish riaktivizimi i vatrës së zjarrit.
Fikja e zjarrit bëhet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer.
Është kërkuar ndërhyrja e forcave të tjera për të evituar përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të policisë.