25.02.2019 - 16:52
Një zjarr i madh mësohet të ketë rënë ditën e sotme në Lapuluc të Mallakastrës.
Rreth 10 hektar tokë e mbjellë me ullishte është djegur në fshatin Lapulec të Mallakastrës si pasojë e një zjarri. Sipas informacioneve, deri më tani janë djegur rreth 2 mijë rrënjë ullinj, ndërsa flakët vijojnë ende.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Mallakastra dhe Patosi të cilët po punojnë për neutralizimin e zjarrit që ndihmohet nga era.
Terreni i vështirë e ka vështirsuar jo pak punën e zjarrfikësve ndërkohë që mbeten ende të pazbuluara shkaqet dhe motivet e zjarrit.