MENU
klinika

Humbasin prodhuesit

Zyrtarizohet kompensimi 6%. Si do paguhen fermerët?

27.02.2019 - 13:53

Pavarësisht se u has me kundërshtime të mëdha, masa e kompensimit me 6% tashmë është zyrtarizuar.

Udhëzimi përkatës se si do të funksionojë skema është botuar në Fletoren Zyrtare.

Shembull si do të marrin fermerët paratë?

-Një fermer, i identifikuar si individi “A.B”., i cili ushtron veprimtari si prodhues bujqësor në vreshtari dhe kultivon e prodhon rrush, ja shet këtë produkt shoqërisë “X”, e cila prodhon verë dhe është e regjistruar si person i tatueshëm për TVSH-në.

Fermeri “A.B.” i shet shoqërisë “X” rrushin për një vlerë 30.000 lekë ku përfshihen të gjitha kostot e prodhimit, puna e gjallë dhe fitimi i fermerit.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Shoqëria X i detyrohet fermerit A.B. për vlerën e furnizimit 30.000 lekë, plus normën e kompensimit 6 % ose 1.800 lekë.

Pra, shuma gjithsej që shoqëria “X” do i paguajë fermerit “A.B.”, është 30.000 + 1.800 = 31.800 lekë. Fermerët që duan të përfitojnë nga skema e kompensimit duhet të jenë patjetër të pajisur me NIPT.

Këtë shumë të kompensuar, shoqëria “X” e merr përsëri nga TVSH-ja që llogarit për shitjen e verës si person i tatueshëm që është, nëpërmjet mekanizmit të kreditimit të TVSH-së.

Agrobizneset kanë kundërshtuar këtë iniciativë duke thënë se iu sjellë një kosto prej 100 milionë eurosh në vit, si dhe do të rrisë importin dhe do të ulë konkurrueshmërinë.