MENU
klinika

"Jemi gjysma e botës"

“8 Marsi”/ Ambasada e SHBA-ve del me një mesazh inspirues

08.03.2019 - 11:18

Zëvendës Ambasadorja amerikane, Leyla-Ones në kuadër të “Ditës së Gruas”, ka ndarë me të gjithë një mesazh mbi rolin e rëndësishëm që luajnë gratë në institucionin e tyre.

Në mesazhin e saj, zv.ambasadorja shprehet se në stafin e ambasadës ka shumë gra, të cilat bashkëpunojnë, fuqizojnë, frymëzojnë dhe çojnë përpara ide.

STATUSI I LEYLA MOSES-ONES

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, E Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones ndan mesazhin e saj mbi rolet e rëndësishme që gratë luajnë në Ambasadën tonë dhe në botë. Përgjatë gjithë muajit mars, ne do të ndajmë histori të tjera të grave të cilat kanë sjellë ndryshim. #GjysmaeBotes