MENU
klinika

Nëna, gruaja - kuptimi i jetës

8 Marsi, përse kjo datë

08.03.2019 - 11:25

Dita ndërkombëtare e grave festohet çdo 8 mars. Kjo ditë nënkupton arritjet politike, sociale dhe ekonomike të grave, si dhe dhunën që ato kanë pësuar në histori. Dita e festës daton në fillim të shekullit XX. Për një kohë të gjatë, zgjedhja e 8 marsit ishte tragjedia që ndodhi në vitin 1908, me protagoniste punëtoret e industrisë tekstile të pambukut në Nju Jork, të cilat vdiqën të asfiksuara nga zjarri. Më 25 mars 1911 një tjetër zjarr në një fabrikë po në Nju Jork, ku punonin vetëm gra,  shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante. Në të vërtetë, faktet që çuan në krijimin e Ditës së Gruas lidhen me përpjekjet për të drejtat e grave, ndër të tjera ajo e të drejtës për të votuar.

Janë një sërë ngjarjesh, nga fillimshekulli XX, që kanë çuar në luftën për kërkesat e të drejtave të grave dhe krijimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Veprimtaria e parë e madhe ishte Kongresi VII i Internacionales II Socialiste mbajtur në Shtutgart nga 18-24 gusht 1907. Gjatë kongresit u diskutua çështja e të drejtave të grave, kryesisht e drejta për të votuar. Megjithatë, socialistet ishin kundër aleancës me gratë borgjeze, por jo të gjitha ndanin të njëjtin mendim. Në shkurt të vitit 1908, socialistja Corinne Brown deklaroi në revistën “Gruaja Socialiste” se Kongresi nuk kishte “asnjë të drejtë t’u diktonte grave socialiste se si dhe me kë të punojnë për çlirimin e tyre”. Më 3 maj 1908, Brown udhëhoqi konferencën e Partisë Socialiste në Çikago, e cila u pagëzua “Dita e Gruas”, ku u fol për kushtet çnjerëzore të punës dhe shfrytëzimin nga punëdhënësit, diskriminimin gjinor dhe të drejtën për të votuar. Në fund të vitit 1908, Partia Socialiste Amerikane vendosi t’ia kushtojë të dielën e fundit të shkurtit 1909 organizimit të një demonstrate për votimin e grave. E para “Dita e Gruas” në Shtetet e Bashkuara u zhvillua më 23 shkurt 1909.

Vitet në vijim, deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, u organizuan shumë ditë të tjera dedikuar për të drejtat e grave. Në Shën Petërsburg, më 8 mars 1917, gratë demonstruan për të kërkuar përfundimin e luftës. Më vonë, për të përkujtuar këtë ngjarje, gjatë Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Gruas Komuniste në Moskë në vitin 1921 u vendos se 8 Marsi ishte Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve.

UDI – Bashkimi i Grave Italiane krijuar në Romë, në shtator të vitit 1944 vendosi të festonte ditën e grave në zonat e çliruara të Italisë më 8 mars. Prej vitit 1946, mimoza është simboli i kësaj dite, lule e përzgjedhur për shkak të sezonit dhe jo e kushtueshme.

1975 u përcaktua nga Kombet e Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Grave dhe më 8 mars të atij viti lëvizjet feministe në mbarë botën demonstruan për të kujtuar rëndësinë e barazisë së të drejtave midis burrave dhe grave.

Për ta përmbledhur mund të themi se “Dita e grave” e ka origjinën e saj në lëvizjet politike të femrave, që kërkonin të drejtat e tyre në fillim të shekullit XX. Për disa vite, dita e grave u festua në ditë të ndryshme në vende të ndryshme të botës, ndërsa 8 marsi u bë data më e përhapur pas Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste të vitit 1921 dhe vendimi i marrë atje krijoi Ditën Ndërkombëtare të Punëtoreve.

Në ditët e sotme, festa e grave e ka humbur disi vlerën fillestare. Edhe pse shumë organizata të grave vazhdojnë të përpiqen të ndërgjegjësojnë publikun për çështjet e ndryshme që prekin gratë, siç është dhuna ndaj grave dhe hendeku i pagës në krahasim me burrat, shumë gra e konsiderojnë këtë ditë si një mundësi për të dalë vetëm me shoqet, duke lënë bashkëshortët, shokët dhe fëmijët në shtëpi, të kënaqen me disa “argëtime”, që ndoshta në mbrëmje të tjera nuk do të lejoheshin.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!