08.03.2019 - 09:54
Me rastin e 8 marsit “Ditës së Grave”, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dalë me një urim për të gjitha gratë dhe vajzat.
Ruçi shprehet se fuqizimi i femrave sjell mirëqenie e zhvillim.
Gjithashtu kryeparlamentari u shpreh se arsimi është mënyra më e mirë për fuqizimin e femrave.
“Përulem para grave e vajzave shqiptare. Mirënjohje për gratë e vajzat në Diasporë.
Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim. Barazia gjinore, kuitesenca e barazisë sociale. Arsim e punësim për fuqizimin e grave.”-shprehet Ruçi.