MENU
klinika

Kreu i grupit kriminal

9-vite burg për Safet Bajri, Shkodra njeh vendimin e Belgjikës

02.03.2019 - 21:38

Gjykata e Shkodrës ka njohur dënimin e drejtësisë belegë për dënimin me 9 vitë burg për Safet Bajrin, i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal “Bajri”.

Safet Bajri u arrestua mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, në zonë “Xhamllikut” në Tiranë.

“I forti” i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.