MENU
klinika

Konfuci

Kush e fsheh injorancën, e tregon atë shumë herë

21.03.2019 - 11:40

“Ai që pranon injorancën e tij, e tregon atë një herë; ai që mundohet ta fshehë atë, e tregon shumë herë!” Konfuci

Shtetet e dikurshme komuniste i shkatërruan udhëheqësit injorantë komunistë, që më shumë se ruajtjes së pushtetit me dhunë dhe padrejtësisë, nuk dinin. Kosova po vazhdon traditën e komunistëve dhe injoranca ka zaptuar shtetin; të mirëve u mbeten dy rrugëdalje: ose të ikin jashtë, ose t’i nënshtrohen dhe fundosen me ta së bashku. Shumë prej tyre, kanë zgjedhur të dytën prandaj edhe ajo mund të mbahet në pushtet.

Një njeri që nuk dinë të notojë, kurrë nuk mund të shpëtojë një tjetër nga mbytja në det. Një mësues analfabet, nuk mund t’u mësojë alfabetin fëmijëve. Një shtresë që lufton për të pasuruar veten, nuk është e logjikshme prej tyre të pritet angazhim në ngritjen e mirëqenies së të tjerëve. Ajo qeveri që akoma pa bërë asnjë vepër për të mirën e përgjithshme dhe që i rrit rrogën vetes, duke ditur se ka qeverinë më të madhe në planetin Tokë, nuk mendon për popull, por për vete. Politikanët që ka Kosova sot, i ngjajnë politikanëve komunistë jugosllav pas LDB.

Thjesht si edhe komunistët dje, edhe këta sot, janë të bindur se populli ka merituar dënimin, sepse ata kanë qenë dje të gatshëm për flijim.

Patriotizëm është të mos dëmtosh vendin me injorancë, jo ta adhurosh me injorancë.
Patriotizëm është të mos pajtohesh me njerëzit e padijshëm, jo të ankohesh për paditurinë e tyre.
Patriotizëm nuk është të tallemi me idiotizmat e tyre, por të rrëzohen ata.
Patriotizëm nuk është të përqeshim nivelin e tyre intelektual e gjuhësor, por të tmerrohemi me mosveprimin tonë kundër tyre.

Patriotizëm është verimi kundër të ligës, jo përfolja e saj.
Dashuria ndaj atdheut dhe gjakimi për shtet të së drejtës, nuk dëshmohet në facebook, por duke vepruar kundër nepotizmit dhe kriminalitetit në politikë.
Patriotizëm është mbrojtja e institucioneve të shtetit, jo lejimi i zaptimit të tyre.
Patriotizëm nuk është kënga, kritika, humori, sharja, patriotizmi është greva e urisë në qendër të Prishtinës, deri në largimin e shtresës autodidakte, që merret vetëm me taksa, rehatimin e të afërmeve dhe vizave.

Jetë është veprimi, vdekje është dremitja. Ashtu si nuk shuhet uria pa ushqim, edhe shteti nuk ndërtohet pa veprim. Nëse ti pret të të shpëtojë nga mbytja njeriu që nuk din të notojë, atëherë ai nga bregu do të të dëshirojë vetëm rrugë të mbarë në fund të pusit!

Nuk i ka fajet ai që udhëheq, por ai që duron ata. Ata as nuk dinë të flasin, as të mendojnë, as të gjykojnë, as të veprojnë, thejshtë ata pa kontroll nga jashtë, do të vidhnin edhe kolltukët nga zyrat e shtetit. Ata dinë dhe kuptojnë vetëm një dy gjëra: si të ruajnë pushtetin dhe si të pasurohen.

 

Nga: Lis Bukuroca

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe