MENU
klinika

Deklarata

“Air Albania”/ Balluku: Brenda marsit nisin fluturimet

15.03.2019 - 19:38

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se brenda muajit mars do të nisë fluturimet ‘Air Albania’.

Balluku shprehet se kanë kaluar fazat e trajnimit dhe testimit të personelit, ndërsa avioni do të mbajë kodin ‘ZA’.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat që kanë qenë të rëndësishme dhe të detyrueshme, e trajnimit, testimit, licencimit të personelit dhe gjithcka ka përfunduar.

Është bërë edhe marrëveshja financiare mes tre palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri aprovimi i kësaj marrëveshje, kështu që brenda marsit ‘Air Albania’ do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, që e identifikon në qiejt europianë, si një flamur shqiptar” deklaroi ministrja.

Kompania shqiptare e fluturimeve, pritet të fillojë transportin e pasagjerëve nga Tirana drejt destinacioneve kryesore në Europë me qëllim uljen e çmimit të biletave për shqiptarët.