26.03.2019 - 21:31
Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pas një aksidenti në zonën e Lezhës.
Viktima e aksidentit tragjik mësohet të jetë identiikuar dhe sipas burimeve të Policisë ai është Arjan Bejtja, 37 vjeç, oficer i burgut të Shënkollit.
Po kështu nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Treshit, pranë fshatit Spiten.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen hetime për të zbardhur rastin.