MENU
klinika

30 vjet pasi shkelën në Shqipëri

Al Bano dhe Romina me album të ri

08.03.2019 - 18:45

Edhe pse kanë kaluar plotë 30 vite nga ai koncert madhështor në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, sërish Al Bano dhe Romina mbeten mjaft të dashur për shqiptarët.

Së fundmi, ata kanë parlajmëruar albumin e tyre të ri. “Po përgatisin një album së bashku pas 24 vjetësh. I fundit ishte në vitin 1995”. Kështu deklaroi Al Bano për revistën “Di Più”, duke njoftuar në këtë mënyrë rikthimin muzikor me ish-bashkëshorten Romina Poëer, pas turneut të suksesshëm jashtë Italisë.

“Pas suksesit që patën prej rikthimin në skenë, vendosëm t’i dhurojmë publikut këngë të reja dhe koncerte. Na erdhi natyrshëm. Tani është momenti i duhur. Është një periudhë e lumtur dhe frymëzuese. Po përgatis dhe një album si solist”, -tha Albano.

Afrimi artistik me Rominën erdhi në një moment të veçantë të jetës së tyre private, do të bëhen gjyshër për të dytën herë, prej vajzës Cristel.