MENU
klinika

As qenin s'do doja ta lija vetëm...

Alain Delon: E urrej botën

06.03.2019 - 14:14

Sikur Delon të vdiste para qenit të tij Luobo, do t’i kërkonte veterinerit që t’i bënte një injeksion qenit, për të ikur nga kjo botë të dy së bashku.

Kjo ka qenë deklarata e vetë aktorit francez, në një nga intervistat e tij, për “Paris Match”. Delon nuk e ka fshehur lodhjen nga jeta dhe dëshirën për të ikur nga kjo botë, që e “urren”, i bindur se largohet pa ndonjë merak.

“E urrej botën ku jetojmë, më bën për të vjellë” – ka shpjeguar 85-vjeçari. Urrej shumë njerëz, gjithçka është false dhe ajo që ka më shumë vlerë janë vetëm paratë. Mund ta lë këtë botë, pa më të voglin merak ”.

Mbase në atë moment do të ikë edhe qeni i tij pastor, Luobo 2 vjeç, sepse “preferoj më shumë këtë sesa ta lë të vdesë nga dhimbja, mbi varrin tim”- ka thënë Delon.

Aktori ka pranuar se nuk është një baba shembullor. Ai, tani jeton vetëm me qenin, por nuk e përjashton mundësinë për t’i kaluar ditët e fundit të jetës, me gruan e duhur. Megjithatë, pavarësisht 10 kandidateve, ende nuk ka gjetur askënd që t’i përshtatet. Nëse kjo ndodh, aktori thotë se është gati të martohet.

Delon tregon se ka pasur gjithmonë një raport shumë të komplikuar me dashurinë, për shkak të fëmijërisë së vështirë, shkaku që ka humbur edhe besimin ndaj njerëzve. “Prindërit më braktisën kur isha katër vjeç dhe u rrita në familjen që më adoptoi, si jetim. Kur u bëra i famshëm, ata u bënë të gjallë menjëherë dhe u kujtuan se kishin një djalë”.

“Nuk mund të mbushet boshllëku dhe mungesa e dashurisë prindërore që kasha prej fëmijërisë. Janë plagë që lënë gjurmë të thella. Edhe kur e dua një femër, ndihem vetëm… Isha vetëm katër vjeç, kur e kuptova se edhe njerëzit e dashur, mund të të braktisin” – ka thënë aktoril, jo pa trishtim në sy.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!