MENU
klinika

Çmimi i jepet nga Jamie Foxx

Alicia Keys performancë me djalin në Iheartradio music awards

18.03.2019 - 15:26

Këngëtarja fituese e Grammyt ishte nderuar me një çmim në ceremoninë e mbajtur në Microsoft Theater.

Teksa pranoi çmimin nga Jamie Foxx, ajo rikujtoi rrugëtimin e saj.

“Më në fund jam më shumë vetja se sa  kam qenë ndonjëherë tjetër. Dhe përkundër faktit se është proces konstant, unë inkurajoj të gjithë që të vazhdojnë të gjejnë fuqi dhe bukuri, sepse është një gjurmë unike në rrugëtimin e vet”, është shprehur Alicia Keys.

Tepër emocionues për këngëtaren por edhe për publkiun e pranishëm ishte momenti kur këngëtarja performoi përkrahë djalit të saj.

Ajo ka lavdëruar gjatë paraqitjes artistë të ndryshëm që arritën ta inspirojnë atë, si Post Malone, SZA, Tierra Whack dhe Billie Ellish.