MENU
klinika

Apeli

Ambasada e SHBA: Shmangni protestën, nuk dimë sa zgjat

04.03.2019 - 17:28

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila është njoftuar gjatë ditës së nesërme. Ajo bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.

Në apelin e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lot sjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubim i thirrur nga opozita e bashkuar.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, njofton ambasada amerikane.

Protestuesit do të mblidhen nesër para Kuvendit në kohën kur brenda tij do të zhvillohet seanca plenare sipas rendit të ditës, ndërsa policia ka marrë masa të rrepta për të siguruar godinën dhe deputetët, të cilët nesër do të jenë në Kuvend.

Ky njoftim i ambasadës ka një dallim thelbësor me atë të protestës së 16 shkurtit, pasi në të parin theksohej se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe pa dhunë.

Apeli i saj është që nesër të gjithë qytetarët duhet të shmangin  pikat ku do mblidhen protestuesit duke shtuar se kjo e bën edhe më të pasigurt tubimin, pasi nuk është njoftuar se sa do zgjasë protesta.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin