Faktori ndërkombëtar po vijon ende takimet me partitë opozitare në Shqipëri.
Pas takimeve në Bruksel dhe protestave para Parlamentit, ambasadori britanik Duncan Norman ka mbërritur sot në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Diskutimi i tyre do të fokusohet tek zhvillimet e fundit politike, djegia e mandateve, largimi i deputetëve nga lista, si dhe protestat të cilat janë shoqëruar me akte dhune.
Kujtojmë që disa ditë më parë Ambasadori i Britanisë në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë, por duke zhvilluar këto tubime në rrugë paqësorë.
Sipas tij dhuna minon demokracinë. “Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruan ai.