MENU
klinika

The Economist

Amerika dhe Europa duhet të bashkohen kundër Kinës…

18.03.2019 - 16:10

Oqeani Atlantik po fillon të duket shumë i gjerë. Për evropianët Shtetet e Bashkuara duken gjithnjë e më të largëta, nën udhëheqjen e një presidenti të çuditshëm që nganjëherë tregon më shumë “ngrohtësi” ndaj diktatorëve sesa demokratëve.

Amerikanët po shohin një kontinent të plakur që është në krizë politikisht dhe po bie ekonomikisht. Duket se një fatalizëm i tillë për ndarjet midis Evropës dhe Amerikës është shqetësues. Është gjithashtu i gabuar.

Vërtetë, disa hendeqe janë të dukshme. Amerika ka braktisur marrëveshjen e klimës së Parisit dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, ndërsa Evropa mbetet e përkushtuar tek të dyja. Presidenti Donald Trump e ka quajtur Bashkimin Evropian një “armik” për tregtinë dhe po mendon të vendosë tarifat ndëshkuese ndaj makinave evropiane. Besimi ka rënë. Vetëm një në dhjetë gjermanë besojnë se Trump do të bëjë gjënë e duhur në çështjet botërore.

E kaluara nuk mjafton. Ndërkohë, Amerika po bëhet më pak evropiane. Një shekull më parë më shumë se 80% e popullsisë së saj të huaj erdhi nga Evropa; tani shifra është vetëm 10%.

Megjithatë, marrëdhënia është treguar e qëndrueshme. Shkëmbimet e tregtisë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara mbeten më të mëdhatë në botë, me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë në ditë. Vlerat e përbashkëta demokratike, ndonëse në vende të thella, janë një forcë për liri.

Dhe, aleanca siguron stabilitet përballë një shumëllojshmërie kërcënimesh, nga terrorizmi në një Rusinë agresive, që i kanë dhënë aleancës një element të ri.

Në zemër të këtij partneriteti të sigurisë është NATO. Duke arritur në ditëlindjen e 70-të, aleanca mbijeton ende, duke qenë se gjatë pesë shekujve të fundit, jetëgjatësia mesatare e aleancave të mbrojtjes kolektive është vetëm 15 vjet.

Siç duket, kjo është në sajë të aftësisë së NATO-s për të ndryshuar.

Në sondazhet e Amerikës rezulton  se opinioni publik ndaj NATO-s në fakt është bërë më pozitiv që kur Trump u bë president. Edhe në Kongres, mbështetja për aleancën është e fortë, e reflektuar në votimet mbështetëse dhe praninë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut muajin e kaluar të një numri rekord ligjvënësish amerikanë. Nancy Pelosi, udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, i ka bërë një ftesë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të trajtuar një sesion të përbashkët të Kongresit në prag të 70 vjetorit të lindjes.

Suksesi i NATO-s tregon shumë për marrëdhënien transatlantike në tërësi. Për të lulëzuar në të ardhmen, ajo nuk duhet t’i mbijetojë vetëm Trumpit…

Së pari, kjo do të thotë të “kapet” në pikat e forta të saj, duke mos i dëmtuar ato: për shembull, heqja e barrierave tregtare në vend të kalimit në luftëra tarifore.

Së dyti, realizmi duhet të zëvendësojë nostalgjinë. Evropianët nuk duhet të mashtrojnë veten se presidenti i ardhshëm i Amerikës thjesht do ta kthejë kohën mbrapa. Në vend të kësaj, evropianët duhet të bëhen më pak të varur nga ajo.

Një Evropë më e aftë do të ndihmonte për të ju përshtatur rritjes së Kinës. Fokusi i Amerikës gjithnjë e më shumë do të jetë në superfuqinë rivale.

Ndërkohë, ndikimi i Kinës është duke u ndjerë në aleancë, që nga ekuilibri bërthamor deri tek implikimet e sigurisë, për shembull, Gjermania dhe raporti me Huawei ose Italia që përfshihet në projektin “Brezi dhe Rruga”. Megjithatë, aleatët mezi kanë filluar të mendojnë seriozisht për gjithë këtë. Një letër e re nga Komisioni Europian që e sheh Kinën si një “rivale sistemike” është të paktën një fillim i mirë.

Nëse aleatët punojnë shumë lidhur me mënyrën sesi do të trajtojnë Kinën, ata mund të fillojnë të krijojnë një partneritet të ri transatlantik. Sot lidershipit i mungon kjo. Por evropianët dhe amerikanët dikur krijuan vizionin që solli dekada paqeje dhe prosperiteti. Ata duhet ta bëjnë këtë përsëri.