MENU
klinika

Amishët

Amerikanët që ‘jetojnë’ si në mesjetë…

18.03.2019 - 21:10

Njerëzit që shikoni në foto njihet si populli i Amishëve që jetojnë në Ohajo të SHBA-ve.

Sipas studimeve të “Cancer Causes and Control”, është zbuluar se në mesin e amishëve, gati nuk është evidentuar ndonjë rast i kancerit.

Ndaj ata konsiderohen si njerëzit më të shëndetshëm në Amerikë.

Amishët janë një grup njerëzish që jetojnë pa teknologjinë moderne.

Ekspertët vendosën që të hulumtojnë edhe më thellë mënyrën e tyre të jetesës, ushqimin e tyre, në mënyrë që të gjejnë arsyen për këtë gjetje.

Amishët nuk pinë, nuk konsumojnë duhan dhe kjo mënyrë e tyre e jetës ndikon në masë të madhe në zvogëlimin e rasteve të kancerit.

Një tjetër faktor është dhe volumi i madh i punës fizike.

Shumica e amishëve merren me bujqësi, ndërtimtari dhe punë tjera, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik, që i bën ata të jenë të shëndetshëm.

Amishët vetë mbjellin dhe kultivojnë ushqimin të cilin e hanë.

Shfrytëzojnë metodat organike, përmes të cilave fitohen pemët dhe perimet e shëndetshme, qumështi dhe mishi i shëndetshëm, ushqimi i papërpunuar të cilin shumica e amerikanëve, edhe popujve tjerë kurrë nuk do të kenë mundësi ta shijojnë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat