MENU
klinika

Njoftimi

ARRSH përfundon riparimin në urat e Kirit dhe Spatharit

17.03.2019 - 11:04

Ka përfunduar mbrëmjen e së shtunës ndërhyrja në riparimin e fugave dhe vendosja e parmakëve anësore në urat e Kirit dhe Spatharit në kuadër të ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e tyre.

“Në urat e Kirit dhe Spatharit ka përfunduar mbrëmë puna për riparimin e fugave dhe vendosjen e parmakëve anësorë. Duke qenë se gjatë ditës ka shumë trafik dhe është e pamundur të punohet, specialistët tanë kanë përmbyllur punën e tyre në darkë në mënyrë që mëngjesi të gjejë çdo gjë gati” , njofton ARRSH.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se po punohet intensivisht edhe në urën e Bahcallekut, në hyrje të Shkodrës, me parmakët metalikë.