MENU
klinika

Deklarata

Arta Marku u ‘përvishet’ prokurorëve, kritikat që u bëri

27.03.2019 - 11:41

Teksa ishte e pranishme në analizën e Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit, kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar sot punën e bërë nga prokurorët.

Ajo sot ishte e shoqëruar nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Gjatë fjalës së saj, Marku deklaroi se prokurorët nuk janë përqëndruar në hetimin e çështjeve të rëndësishme.

Gjithashtu sipas Markut për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim.

“Nuk jeni përqendruar aq sa duhet në hetimin e çështjeve të rëndësishme dhe mund të thuhet se në pak raste ndonjë prej tyre ka përfunduar me ngritje akuzash apo me dërgim për gjykim.

Janë konstatuar zvarritje të pajustifikuara në hetimin e çështjeve, ka çështje të rëndësishme që rrinë prej vitesh në sirtarët e prokurorisë, me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Arta-Marku-konica.al
Arta-Marku-konica.al

Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitetit dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival dhe mund të penalizohet.

Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale. Për këto dhe për çdo problematike tjetër të konstatuar përgjegjësia është e secilit prej jush, është individuale dhe secili do të mbajë përgjegjësinë që i takojnë. Pasojat rëndojnë mbi qytetarin dhe më gjerë.

Kujdes me deklaratat publike për çështje të caktuara pasi rrezikoni të anashkaloni funksionin tuaj primar, atë të ndjekjes penale.

Prokuroria nuk mund dhe nuk duhet ti përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika. Përgjigja e duhur është nëpërmjet ushtrimit të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, zgjidhjes së çështjes në kohë të arsyeshme dhe me profesionalizëm“, u shpreh Marku.