MENU
klinika

Deklarata

Atak kardiak? Rama zbulon të vërtetën e vizitës në Berlin

22.03.2019 - 15:44

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qëllimin e vizitës së tij në Berlin.

Kryeministri mohoi të ketë pasur probleme me shëndetin siç ka qarkulluar në disa media.

Në rubrikën “Përgjigja ime” në Facebook, Rama ka thënë se nuk ka pësuar asnjë problem shëndetësor, por ka shkuar në Gjermani për të takuar miqtë e Bashkimit Evropian.

“ Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi  dhe edhe mund të sëmuremi.  Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale.  E tërë kjo, ishte  sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur”, tha ai.

Kryeministri shtoi se do padisë në gjykatë ata që sajuan për sëmundjen e tij.

“Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë për sajesën”, nënvizoi Rama.

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër