MENU
klinika

Vendimi

Avramopulos: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

28.03.2019 - 17:21

Bashkimi Europian po humb kredibilitetin me rezistencën e tij kundrejt liberalizimit të regjimit të vizave me Kosovën. Këto qëndrime u ndanë dje nga komisionieri për emigracionin, Dimitris Avramopoulos dhe raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon. Dy zyrtarët e lartë apeluan ligjvënësit europianë t’i japin dritën jeshile procesit që nisi fillimisht në vitin 2012.

Bashkimi Europian duhet të liberalizojë sa më shpejt regjimin e vizave me Kosovën pasi janë përmbushur standardet bazë dhe është në interes të perspektivës europiane të gjithë Ballkanit.

Ky apel iu drejtua të mërkurën ligjvënësve të Parlamentit Europian përmes komisionierit për emigracionin, Dimitris Avramopulos.

Në parashtresën e tij, zyrtari i lartë europian kujtoi se shtatë vite pas fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave, vendi ka bërë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe këto përpjekje duhen vlerësuar.

Kosova është i vetmi partner në Ballkanin Perëndimor që nuk po përfiton nga marrëveshja për lëvizjen e lirë, bashkë me qytetarët e saj. E di që disa vende kanë rezerva për risqet e emigracionit nga Kosova, edhe ata vetë janë dijeni të tyre. Por ne duhet ta inkurajojmë vendin të plotësojë më tej kriteret e mbetura, të forcojë kornizën ligjore, dhe t’ua komunikojë qartësisht qytetarëve të tij të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga regjimi pa viza. Tani na mbetet neve të biem dakord sa më shpejt që ky proces të përmbyllet.”- tha ai.

Apelit të tij iu bashkua edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, duke theksuar se BE-ja nuk po i përmbahet premtimeve që i janë bërë Kosovës.

Ajo i cilësoi të papërgjegjshme disa vende që ende shpreshin skepticizëm për heqjen e kufizimeve për regjimin e vizave mes dy aleatëve.

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë sërish në axhendën e diskutimeve ditën e enjte, ku ligjvënësit evropianë do të votojnë për hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi