MENU
klinika

Deklarata

Balla: Dialogojmë, por për çështje të rëndësishme

04.03.2019 - 19:17

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën edhe me ndërmjetësimin e Presidentit Meta.

Balla gjithashtu shton se mazhoranca nuk mund të pranojë negociata në kurriz të demokracisë së vendit.

“Dialogu është gjithmonë i mirëpritur nuk ka ndodhur kurrë që PS të mos jetë pjesë e një dialogu, qoftë me ndërmjetësimin e Presidentit. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme si për negociatat, kemi qenë për dialogu edhe për reformën zgjedhore, por nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”,- deklaroi ai.

Socialisti tha se këtë situatë politike e shkaktoi opozita me vendimin për djegien e mandateve.

“Fajtor kryesor të kësaj situate janë ata që morën atë vendim. Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen. Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, deputetët që po rimarrin përgjegjësi me apo pa ndërmjetësim janë të mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë”, theksoi Balla.