MENU
klinika

Thumbon Bashën

Balla publikon videon: Vokshi paguan protestuesit

28.03.2019 - 18:39

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas ngjarjeve në protestën e sotme të opozitës.

Balla ka shpërndarë një video në Facebook nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer këtë akt.

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.
Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi”, shkruan Balla.