MENU
klinika

Detajet

Balluku shkarkon drejtorin e Albpetrolit

06.03.2019 - 16:40

Ministrja e Transportit dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra një ditë më parë, drejtorin e Albpetrolit, Kastriot Bejtja. Në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu.

Kompania 100 % pronë e shtetit, shoqëri e madhe aksioneve me kapital 14.735.229.000 lekë, aktualisht operon vetëm me naftën.

Ish-kryeministri Sali Berisha është përpjekur ta shiste, por nuk u arrit dot të privatizohej nga Rezart Taçi, i cili ofroi 850 milionë euro.

Prej disa vjetësh është ndarë nga Albpetroli, ALBGAZ që operon vetëm për gazin.