Dy djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani kanë marrë masën “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.
Masa është dhënë në mungesë pasi ata janë larguar jashtë vendit dhe nuk dihet se ku ndodhen aktualisht.
Ndërkohë për ish-prefektin Radovani është dhënë masa “detyrim paraqitje”, duke i ndaluar edhe largimin jashtë vendit.
Kujtojmë që Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht për dy djemtë dhe ish-perfektin me akuzën për mashtrim.
Kujtojmë që Radovani bëri një kallzim ndaj 22 personave teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim.
Sipas Radovanit denoncimi erdhi pasi 12 të arrestuarit i kishin dhënë para me fajde dy djemve të tij, ndërsa disa të tjerë kanë luajtur rolin e garantit.
Hetimi për këtë çështje vijon ende.