Nëse jeni duke kërkuar banesë në kryeqytet mund të bazoheni për t’u orientuar tek çmimet mesatare të referencës së shitblerjes për m2 të bëra publike nga qeveria.
Sipas këtyre çmimeve të publikuara, banesat më të lira në Tiranë gjenden në periferi.
Ndërkohë teksa afrohesh drejt qendrës apo zonave me kërkesë të lartë, çmimi vjen duke u shtrenjtuar.
Çmimet e banesave:
-23 mijë lekë m2 në Shëngjergj (çmimi dysheme)
-190 mijë lek m2 në njësinë administrative 5 (çmimi maksimal)
Vlen për tu theksuar fakti se rritje të çmimit fiskal për shitblerjen e apartamenteve është shënuar edhe në rrugën “Bardhyl”, Xhamlliku, Profarma, rruga “Kongresi i Manastirit” dhe bulevardi “Zhan Dark”.
Qeveria ka shtrenjtuar edhe çmimet e shitblerjeve të apartamenteve për Rrugën e Durrësit.
Çmimet më të shtrenjta janë në :
-Farkë
-Dajt
-Kashar
-Petrelë
-Pezë
Në këto zona m2 kushton rreth 53 mijë lekë.
Cilat janë zonat ku mund të gjesh apartament me çmim të arsyeshëm?
-Njësia ku mund të gjesh apartamente me çmim të arsyeshëm është njësia 11, në Laprakë ku çmimet variojnë nga 70-87 mijë
-Zona lindore e qytetit, ku përfshihet njësia rajonale Shkozë është ndër zonat më të lira për shitje të apartamenteve të banimit, së bashku me zonën perëndimore, e përfaqësuar me ndërtesat Misto Mame, Pallatet Malajziane dhe Unazës së Re.
-Në mënyrë të përgjithshme, vërehet se banesat e modulit 2+1 shiten më lirë se ato të modulit 1+1.
Ndërkohë ka edhe nëndarje të zonave për çdo njësi të cilat kanë çmime të përballueshme deri në 60 mijë lekë m2.