06.03.2019 - 13:53
Në Fletoren Zyrtare është publikuar e plotë lista e barnave që do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ky vendim, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave ka hyrë në fuqi që me 1 mars.
Sipas vendimit, efektet financiare për zbatimin e ligjit do të përballohen nga buxheti i FSDKSH.
Kompanitë farmaceutike, pak ditë më parë u njoftuan nga ministrja Manastirliu se të gjithë ato kompani që kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimit duhet të marrin masa për zbatimin e këtij vendimi.