MENU
klinika

Dalja nga kriza

Basha kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

14.03.2019 - 12:02

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues.

Basha është ndaluar edhe tek kriza politike për të cilën tha se kërkohet një zgjidhje akute përmes qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër.

Basha kryesia e PD-konica.al

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauze e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramen kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha.

“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë.

Ne duhet ta ndalim këtë i kemi të gjitha mundësitë ta ndalim, jemi të vendosur që mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit por si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetëses demokratike, e për t’i dhënë fund çdo pengmarrjeje të qeverisë. Ka ardhur koha që me rastin e kësaj krize të gjithë bashkë të japim kontribut të mos mjaftohemi me kapërcimin e krizës së radhës po t’i japim fund këtij trazicioni dhe të vendosim themelet e një shteti ku askush mos jetë në gendje të kapë pushtetet dhe të braktisë paktin me qytetarët pa u përballur me pasojat që do të përballeshin në Europë. E thënë shkurt kur kemi një qeveri të kapur, si kudo kjo duhet të shkaktojë vënien e përgjegjësve para drejtësisë.”– vijoi kryedemokrati