MENU
klinika

Takon kryetaren e CDU-së gjermane

Basha në Asamblenë e PPE: Mirënjohje për mbështetjen

20.03.2019 - 20:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel.

Ai zhvilloi sot një takim me kryetaren e re të CDU-së gjermane Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer. Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU, në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.

“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD” shkruan Basha në Twitter.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë.

Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane