MENU

Opinion

Basha në Dibër!

15.03.2019 - 20:03

Nga Alban Daci

Dibra, vazhdimisht, ka besuar tek PD dhe ka kontribuar gjithnje në fitoret e saj, por edhe në betejat e saj për të mbijetuar në kohët më të vështira, dibranët gjithmonë kanë qenë të pranishëm me forcën e tyre për suport.

Dibra, është ajo trevë që ka pasur mendje të përsosura e familje të djathta me nam e kontribute kombëtare. Në Dibër e Majta ka fituar gjithmonë në rastet, kur PD në Tiranë ka dërguar në Dibër persona me të kaluar komuniste në logon e PD.

Dibranët, nuk bërtasin, nuk ta presin rrugën, por ato me mendje të mprehur të rrëzojnë me votë dhe të rrëzojnë në momentin kur je i bindur se “dibranët i ke në xhep”.

Basha i humbi dy zgjedhjet e fundit në Dibër, sepse PD e Dibrës vazhdojnë ta kontrollojnë komunistët dhe kandidatët janë me të kaluar komuniste.

alban daci-konica.al
alban daci-konica.al

Nuk është hera e parë që dibranët presin disa km larg dhe me autokolonë Kryetarin e PD.

Të gjithë e dimë se Berisha është pritur në kohën e tij me red carpet nga ura e Topojanit e deri në Maqellarë.
Dibranët po ashtu pritën edhe këtë herë Bashën disa klm larg, pothuajse, në Shupenzë dhe e shoqëruan me autokolonë deri në Dibër dhe kjo është një shenjë se ato ndjehen të braktisur dhe të pambrojtur dhe shpresë të vetme kanë PD me kryetar Bashën.

Gjithashtu, ata ndjehen çdo ditë të frikësuar dhe të kërcënuar nga pushteti, i cili nuk është më vetë politik, por diçka më shumë se kaq dhe shumë më e rrezikshme se aq.

Në grupin që priten Bashën pashë figura të reja, por mes tyre pashë përsëri po ato fytyra, qe pesuan umbjet me te thella te PD ne Dibër, por që u katapultuan përsëri në krye të PD, Dibër.

Uroj, që Basha në zgjedhjet e ardhshme (kur do të ndodhin), ta marr seriozisht rrobën e vjetër, komunistë ose jo qofshin, brenda strukturave të PD në Dibër dhe ta zëvendësoi atë me djem e vajza të reja, të mirëshkolluara, me histori familjare të djathta dhe me ideale për një Shqipëri liberale, demokratike dhe europiane.