MENU
klinika

Deklarata

Basha takim me bizneset në Korçë, akuza të forta qeverisë

12.03.2019 - 12:51

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot biznesin fason të qytetit të Korçës.

Gjatë vizitës së tij, Basha u shpreh se biznesi ndihet i kërcënuar për shkak të rritjes së naftës dhe çmimit të energjisë elektrike.

Gjërat si në familje si në shtet lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë mirë edhe fëmijët. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë është shteti.

Për këtë duhet një shtet që e sheh Shqipërinë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot nuk e kemi këtë shtet.

Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillem me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec që e bën të gjithë rrogën alkool dhe nuk iu çon bukë fëmijëve.

Takim me biznesin fason në Korçë. Biznesi në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.

Partia Demokratike ka plan të qartë për biznesin dhe çlirimin e ekonomisë”, shkruan Basha në Facebook në videon e takimeve me biznesin fason.