MENU
klinika

VIDEO

BBC: Rrëfime nga lufta e Kosovës dhe konflikti që s’do shuhet kurrë!

25.03.2019 - 08:24

Më 24 mars të vitit 1999, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë filluan një fushatë bombardimi mbi Serbinë që i dha fund luftës së Kosovës.

Por, për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës konfilikti nuk është zgjidhur kurrë, kështu shkruan BBC.

Korrespodentët e BBC-së Jeremy Bowen i BBC-së, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijeviç raportuan për luftën dhe pasojat e saj.

BBC ka postuar një video në të cilën risjell në kujtesë rrëfime nga lufta në Kosovës. Kanë kaluar plot 20 vjet nga dita kur NATO nisi bombardimet kundër Forcave të Armatosura në ish-Jugosllavi.

Mbetet për t’u theksuar se edhe pse kanë kaluar 20 vite, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur në një marrëveshje.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për taksën 100% për mallrat serbe, si duket i ka vështirësuar edhe më tej marrdhëniet mes dy palëve.