MENU
klinika

Refuzimi

BE “mbron” pastrimin e parave. Jo! Vendeve të listës së zezë

02.03.2019 - 20:06

Si rrallë ndonjëherë, 27 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk pranuan një propozim të Komisionit të BE-së për luftën ndaj pastrimit të parave.

Komisioni pati prezantuar katër javë më parë një listë me 23 vende dhe territore “shumë të rrezikshme” që e refuzojnë këtë lloj lufte. Me “listën e tij të zezë”, Komisioni kërkon që të detyrojë bankat në Bashkimin Europian që të jenë të kujdesshme në bizneset e bëra me vendet që figurojnë aty.

Me pastrim parash BE-ja kupton futjen në qarkullim të fitimeve të pataksuara, duke blerë pasuri të patundshme ose duke futur paratë për kursim në numrat e llogarive bankare.

bashkimi evropian-konica..al

Këto fitime shpesh vijnë nga tregtia e drogës, prostitucioni apo krimi i organizuar, por jo vetëm. Arsyeja e refuzimit të listës është se në të shfaqet Arabia Saudite si dhe territore që janë pjesë e SHBA-së. Mendohet se është bërë një presion i madh diplomatik që u mbërrit në këtë refuzim.

Në takimin e nivelit të lartë të BE-së me Ligën Arabe, të hënën e kaluar në Sharm el Sheik, kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan për bisedime bilaterale me mbretin saudit Salman ibn Abd al-Aziz, i cili, sipas “Financial Times”, thuhet të ketë paralajmëruar për pasoja financiare.

Një prej vendeve anëtare që kundërshton përpilimin e “listës së zezë” të Komisionit Europian ishte edhe Holanda, e cila njihet si oaz taksash brenda bllokut.