MENU
klinika

Detajet

Berat, nëna e 5 fëmijëve i jep fund jetës

08.03.2019 - 19:55

Një 64-vjeçare mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore.

Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por pa rezultat, pasi mjekët konfirmuan se gruaja kishte mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Mësohet se viktima, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg të akuzuar për “vjedhje”.

Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë aktin ekstrem.

 

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall