MENU
klinika

Të dhënat

Bien eksportet me Kosovën, faktorët që ndikojnë

16.03.2019 - 16:27

Pas vendosjes se taksës 100% që Kosova u vendosi mallrave serbe pritej që të rriteshin eksportet me Shqipërinë.

Ndonëse pritshmëritë ishin ndryshe, një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak, pasi eksportet nuk janë rritur, por kanë pësuar rënie.

Sipas shifrave zyrtare të pubikuara nga INSTAT, në dhjetor 2018 dhe janar 2019 eksportet shqiptare me Kosovën kanë pësuar rënie.

Eskportet drejt Kosovës për janarin:

-U eksportuan vetëm 1.08 miliardë lekë mallra nga 2.14 miliardë lekë muajin paraardhës
-Bazuar në këto shifra vihet re se kanë pësuar një rëni me 98.1%

Eksportet në terma vjetorë:

-Në terma vjetorë rënia fiksohet në 25%

Faktorët që ndikuan në në tregtinë mes dy vendeve:

-Vonesat në kufi
-Procedurat doganore
-Sportelet e pakta në dispozicion të kamionëve
-Procesi i skanimit

Ndryshe nga Shqipëria, vende të tjera të rajonit kanë përfituar nga kjo situatë, si për shembull:

-Sllovenia
-Greqia
-Maqedonia
-Hungaria
-Bullgaria