MENU
klinika

Raporti i Policisë

Bilanci/ 12 makina të djegura në 3 muaj, vetëm në Vlorë

24.03.2019 - 20:25

Makina e djegur mbrëmë në Vlorë e çoi në 12 numrin e automjeteve të shkrumbuara në tre muajt e parë të këtij viti në qytetin bregdetar.

Sipas Policisë automjeti përdorej nga një grua e cila në dëshminë e parë ka thënë se nuk ka konflikte.

Seriali i djegies së makinave në Vlorë nuk ka të ndalur.

Një tjetër automjet u shkrumbua mbrëmjen e së shtunës në një ngjarje që dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas Policisë automjeti përdorej nga një grua me iniciale J.B., e cila mësohet se jeton në Itali.

Në dëshminë e parë, gruaja ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dinte të jepte një pistë hetimi.

Policia ndërkohë po pret raportin e ekspertëve zjarrfikës për të thënë fjalën e fundit nëse djegia e makinës ishte e qëllimshme apo aksidentale

Djegiet e makinave bashku me shpërthimet me tritol pa pasoja në njerëz konsiderohen si atentate paralajmëruese në Vlorë.

Në 2 vitet e fundit janë shënuar 24 të tilla, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Por në asnjë rast hetimi nuk ka përfunduar me autorë të arrestuar.