MENU
klinika

Bizneset në Tiranë

Kryesojnë personat fizikë, ç’ndodh me fermerët?

02.03.2019 - 14:06

Ndonëse kryeqyteti ka numrin më të lartë të bizneseve në raport me qytetet e tjera të vendit, për shkak të madhësisë dhe numrit të popullsisë, e kundërta ndodh me fermerët e formalizuar.

Të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë të cilat i përkasin vitit 2017, japin një strukturë të qartë të ndarjes së sipërmarrjeve që funksionojnë në Tiranë.

Kështu, nga afro 46.948 biznese, 33.208 prej tyre janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit si person fizik, 13.552 figurojnë si person juridik dhe në total janë vetëm 188 fermerë që disponojnë një NIPT, apo që quhen ndryshe të formalizuar.

Kjo pavarësisht faktit se periferitë e Tiranës kanë potencial për zhvillimin e bujqësisë dhe mundësi më të mëdha për lidhjen me tregjet për shkak të afërsisë dhe të konsumit të lartë.

Pavarësisht se është ndërmarrë një fushatë e gjerë për ndërgjegjësimin e tyre për formalizim, si dhe për të qenë pjesë e skemave të përfitimit nga grantet shtetërore, ky numër është tejet i ulët.

Numri i fermerëve zë vetëm 0.75 për qind në strukturën e ndarjes sipas formës ligjore të subjekteve aktive që funksionojnë në Tiranë. Ndërkohë që në rang kombëtar, zë vetëm 0.51 për qind.