MENU
klinika

Prezent edhe kryebashkiaku

Bllokimi i buxhetit/ Banorët protestojnë në Skrapar

06.03.2019 - 12:17

Banorët e Skraparit së bashku me kreun e Bashkisë, kanë dalë në rrugë për të protestuar në lidhje me bllokimin e buxhetit të kësaj bashkie.

Ata u mblodhën në sheshin përpara Zyrës së Thesarit në këtë qytet, duke protestuar kundër bllokimit te buxhetit dhe pasojave që erdhën nga ky ngërç. Banorët përveç kryebashkiakut dhe punonjësve të Bashkisë u mbështetën edhe nga strukturat e LSI.

Silva Caka gjatë fjalës së saj bëri përgjegjës për këtë situatë Ministren e Financave dhe dhe deputetin e PS-së për këtë zonë Arbnor Shameti.

Bllokimi i buxhetit ka detyruar bashkinë e Skraparit të mbyllë disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo dhe Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimin e Pastrimit dhe gjithë shërbimet.

Konflikti në bashkinë Skrapar nisi në fillim të janarit, kur kërkohej shkarkimi i 143 personave. Shumica në këtë këshill e ka PS, ndërkohë që çështja do kalojë në Gjykatën Administrative.

"Do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP-ve"

Himarë/ Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!