Pas kërkesës për interpelancë nga LSI për buxhetin e bashkisë Skrapar ndaj ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka reaguar edhe kjo e fundit.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk kanë asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit.
“Nuk kemi asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit. Shkaktar kryesor është kryetari i bashkisë. Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar.”,-shprehet MFE në reagim.
Kujtojmë që dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.
Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.