MENU
klinika

"Panairi i librave të vegjël"

Botimet Nazarko më pranë lexuesit

01.03.2019 - 17:44

Panairi i librit, si pararendës i Samitit të Diasporës, ka zënë vend në lulishten pranë Bashkisë së Tiranës. Janë disa nga emrat e shtëpive botuese më në zë, në vend, që do të jenë prezente deri më 3 mars. Nuk mungojnë vizitorët që afrohen me kureshtje, për t’u hedhur një sy prurjeve të reja. Ka prej tyre, që rruga i sjell rastësisht e ndalen para stendave me libra, si të vegjlit para lojës së tyre më të pëlqyer.

Dallohen ata që mezi presin çdo panair për librat. Janë shumë të kujdesshëm: kundrojnë mirë e mirë të gjithë titujt. Marrin në dorë menjëherë botimet e reja, pa qenë nevoja t’ua tregosh së kë. Ata janë vigjilentë, po kaq sa vetë botuesit.

Edhe ky panair ka një seri botimesh, për të rriturit e fëmijët. Do të gjeni aty, nga klasikët deri tek emrat që po zënë vendin e nderit në letërsinë bashkohohore shqipe dhe ndërkombëtare.


Botimet Nazarko, falë veçorisë karakteristike të librave të vegjël e praktikë të autorëve të mëdhenj, sjellin shumë nga klasikët e njohur, si: Balzak, Turgenjev, Tolstoi, Gorki, Uajlld, Çehov, Mopasan, etj. Do të gjeni aty, tituj, si: “Deizi Miler” nga Henri Xhejms, “Kolonel Shaberi” nga Balzak, “Terezë Deskeiru” nga Fransua Moriak etj. Kjo letërsi mirëfilli e tillë, vjen e përkthyer për Botimet Nazarko, nga emra të njohur si: Donika Omari, Gëzim Halilaj, Gazmend Krasniqi, Lili Bare, Jorgji Doksani etj.


Klasikët e mëdhenj, këtu vijnë shumë praktikë në përdorim, në disa libra të vegjël, që fare mirë mund të mbahen edhe në xhep apo në çantë, për t’i lexuar në autobus, në një kafe, në stlolin e lulishtes.

Në pjesë të lira kohe, ju mund të keni shoqërinë e pakursyer, të çmueshme të mikut më të mirë për njeriun: librit! Me çmimin ekonomik, këto botimë janë një mundësi më shumë, për ta afruar me librin edhe lexuesin modest.

Fëmijët do të gjejnë librat me historitë e tyre të preferuara, në Botimet Nazarko. Tituj, si: “Meri Popins”, “Kozeta”, “Aladini dhe llamba magjike” e plot të tjerë. Botimi në format më të vogël, por esencial, është ndoshta një mënyrë efikase që kjo moshë të njihet me klasikët e mëdhenj.

Botimet Nazarko ofrojnë për lexuesin letërsi shumë të mirë, në një trajtë më të filtruar, më praktike, njëkohësisht me çmime më të përballueshme për xhepin e lexuesit.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!