MENU
klinika

Në cilat profesione?

Burrat paguhen më shumë se gratë

08.03.2019 - 13:17

Në fillim të shekullit të njëzetë, gratë në Amerikën e Veriut dhe në të gjithë Evropën u ngritën në protestë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Duke nisur që në fillesat e kësaj date e duke mbërritur në vitet ku aktualisht jetojmë, 8-Marsi festohet si dita ndërkombëtare e grave.

Për gratë në Shqipëri, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, por ende ka disa plagë qofshin ato sociale apo ekonomike.

Përsa i përket rolit të grave në ekonomi, sektori ku mund të fokusohemi më se tepërmi është mënyra se si paguhen gratë.

Në Shqipëri duke u bazuar në disa të dhëna zyrtare të bëra publike së fundmi nga INSTAT, gratë paguhen më pak se burrat, janë më pak të përfaqësuara në biznes dhe në nivele drejtuese.

Edhe pse puna e tyre shpesh herë është njësoj me burrat, ato sërish paguhen rreth 10.5% më pak sesa burrat.

Të dhënat nga INSTAT:

-Hendeku gjinor për 2017 në paga është 10.5%
-Femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak se burrat
-Paga mesatare e femrave në vend është 46 mijë lek
-Paga mesatare e meshkujve në vend është 51.3 mijë lekë

Profesionet ku femrat paguhen 15-30% më pak se meshkujt sipas INSTAT:

-Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë;
-Punonjës në industri;
-Specialistë të shëndetësisë;
-Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes;
-Specialistë ligjor, shoqëror, kulturor, të rendit dhe të tjera të ngjashme;
-Asistentë të specializuar të shëndetësisë etj.

Profesionet ku femrat paguhen 10-30% më shumë se burrat sipas INSTAT:

-Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë
-Asistencë në Administrin Biznesi
-Drejtues administrativë dhe komercialë

Gratë që kishin “funksion drejtues administrativë dhe komercialë”, në vitin 2017 kishin pagë mujore prej 156.054 lekë.

Gratë që i përkisnin kësaj kategorie janë ndër më të paguarat në vend.

Për të njëjtin profesion burrat paguhen shumë më pak se femrat. Burrat paguhen mesatarisht 121,053 lekë apo rreth 30% më pak sesa femrat.

Cili është profesioni ku femrat paguhen shumë më pak sesa meshkujt?

-“Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”
-Në këtë profesion femrat paguhen rreth 60 mijë lekë në muaj
-Bazuar në këto të dhëna vihet re se femrat paguhen rreth 36 mijë lekë ose 37% më pak se meshkujt.

Një lajm i mirë është se gratë në nivele drejtuese paguhen më shumë sesa burrat./ E.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN