MENU
klinika

Këshilli i Integrimit

Çelja e negociatave/ Cakaj apelon: Duhet dialog i brendshëm politik

11.03.2019 - 17:58

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se Shqipëria në qershor pret vendim pozitiv për negociatat duke theksuar se janë plotësuar të gjitha rekomandimet.

Në Këshillin e Integrimit, Cakaj apeloi se tashmë është momenti për dialog jo vetëm me BE-në por dhe me faktorët brenda vendit.

Cakaj i bëri thirrje faktorëve politikë që të bashkëpunojnë për këtë moment.

“Situata në Shqipëri është duke u polarizuar dhe ky nuk është thjesht një proces që kërkon dialog me vendet anëtare të BE-së, por mbase edhe dialog të brendshëm politik për të siguruar konsensusin e nevojshëm në implementimin e reformave të kërkuara në dritën e këtij objektivi”, u shpreh ai.

I pyetur në Këshill nëse zgjedhjet brenda Parlamentit Europian mund të shtyjnë negociatat, Cakaj tha se vonesa mund të ketë vetëm publikimi i raportit por jo dhënia e vendimit në qershor.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Këshillit të Integrimit, Taulant Balla tha se pavarësisht djegies së mandateve dhe mungesës së opozitës, puna e mazhorancës për integrimin nuk ndalet.

Këshilli i Integrimit, pas disa muajsh pushim, zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2019, ndërsa u raportua edhe për ecurinë e refomës në drejtësi, si një nga kriteret themelore.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin